Haradinaj: Kosova e gatshme të avancojë pozitën e komuniteteve

Aktuale

Haradinaj: Kosova e gatshme të avancojë pozitën e komuniteteve

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:01
Foto nga takimi

Përmes një postimi në rrjetin social, Haradinaj ka thënë që  Kosova ka shënuar progres dhe se është e gatshme për avancimin e mëtejmë të pozitës së komuniteteve.

“Për integrimin e plotë të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kosovë, sot diskutuam me Komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier dhe shefin e këtij misioni në vendin tonë, ambasadorin Jan Braathu. Komunitetet jo-shumicë në Kosovë, si kategori kushtetuese, janë të përfaqësuara në të gjitha institucionet e vendit”.

“Kosova ka shënuar progres dhe është e gatshme për avancimin e mëtejmë të pozitës së komuniteteve”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat