Shala: I vetmi institucion që mund të mbajë të sigurt Kosovën në kohe reale do mbetet AKI-ja

Aktuale

Shala: I vetmi institucion që mund të mbajë të sigurt Kosovën në kohe reale do mbetet AKI-ja

Nga: Z.B Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:20
Drizan Shala

Eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se , kjo edhe njëherë po e dëshmon që shteti i Serbisë në mënyrë sistematike është duke zhvilluar veprime dekonstruktive si në fushën e sigurisë ashtu edhe asaj diplomatike.

“Pra për t`iu kundervu këtij agresioni latent në territorin e përgjithshëm të Republikës se Kosovës dhe në mënyre drejtpërdrejt apo reale në pjesën veriore është mirë që institucionet vendimmarrëse politike të ndërrojnë qasjen dhe kahjen e veprimit duke e mbështetur Agjencionin Kosovar të Inteligjencës në aspektin financiar ( atij publik dhe jo publik ) e cila do të kishte pasur shumë ma lehtë që krahas angazhimit të kapaciteteve humane të saja të mund të forcojë më tutje rrjetin e tyre operative karshi tendecës së Serbisë për të destabilizuar Kosovën”, ka thënë Shala për “Bota sot”.

“Sepse Kosova dhe strukturat e saja të sigurisë siç janë : AKI-ja, FSK-ja dhe Policia kanë një bashkëpunim të mirë por me disa defekte operacionale të ndikuar nga faktori ndërkombëtar në Kosovë, e cila e kontrollon dhe mbikëqyr FSK-në , nëse merret për bazë edhe deklarimin e Gjeneralit të NATO-s në komunën e Shtërpcës ku potencon që FSK-ja “nuk ka çka të lyp në pjesën veriore” kjo edhe njëherë po e pasqyron që i vetmi institucion që mund të mbaj të sigurt Kosovën në kohe reale do mbetet AKI-ja si institucion me kretibilitet të lart në krahasim me Policin e Kosovës”, ka thënë Shala.

Shala tutje ka shtuar se, brenda strukturave të saj ka tani me pjesëtar të ish MUP-it serb ( të arritur më marrëveshjen teknike në Bruksel ) të cilët veprojnë edhe operojnë në komuna me shumicë serbe dhe kjo në një formë mund të paraqet problem në rrjedhën e informacioneve për strukturat informative të Serbisë në dem të sigurisë se Kosovës.

“Pra Kosova duhet që sa ma parë të hartoj ligjin e lustracionit dhe të aplikojë atë i cili do të hapte një perspektivë të re për vendin tonë, sepse Kosova tash e 19 vite, merret me diskutimin dhe temat, retorikën dhe akuzat, se kush ishte apo është, pjesë e sigurimeve sekrete, civile, shtetërore, apo ushtarake të agjenturave anti shqiptare. Dhe kështu AKI-ja mund të këtë një pasqyre me të pastër mbi gjendjen reale të gjithë qytetarëve të Republikës mbi 3 breza dhe kështu ta pastrojë terrenin e saj dhe të pamundësoj strukturave të sigurisë se Serbisë të kenë qasje në këta individ të mundshëm”, ka përfunduar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat