Daut Haradinaj: Gent Cakaj s’ka mandat të flas për territorin e Kosovës, t’i vërë fre gojës!

Aktuale

Daut Haradinaj: Gent Cakaj s’ka mandat të flas për territorin e Kosovës, t’i vërë fre gojës!

Më: 1 prill 2019 Në ora: 22:33
Daut Haradinaj

I ftuar në “A Show”, në News 24 deputeti i Parlmentit të Kosovës Daut Haradinaj, njëherësh vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj solli një panoramë të gjërë të zhvillimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai komentoi aleancat brenda partive në Kosovë, e deri tek ministri në detyrë i qeverisë së Ramës, Gent Cakaj.

Ky i fundit, tha deputeti i Kosovës, duhet t’i vërë fre gojës kur flet për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

“Mendoj se disa vendime të ndërmarra gjatë këtyre 18 muajve të qeverisjes kanë qenë të rëndësishme. Krijimi i Ushtrisë, Trepça, paraardhësit e tij nuk i kanë bërë. Ka patur sfida e probleme, kam edhe unë kritika që disa gjëra duhet t’i bënte më mirë. Mendoj se Ramushi është i suksesshëm në këto rrethana që jemi në Kosovë”, është shprehur Haradinaj.

Kur u pyet për caktimin e Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Jashtme, Daut Haradinaj u shpreh:

“Cakaj djalë i ri, ambicioz, i përgatitur, nuk është djalë i keq. Gent Cakaj duhet t’i vërë fre gojës, nuk ka mandat ai për të folur për territoret e Kosovës, si ndrohen, ato mbrohen me gjak. Ministrat shkojnë e vijnë, mua personalisht Cakaj më ka thënë që në vetëdije ai nuk ka thënë që Kosova është e gatshme për korrigjim të kufijve. Kush e njeh historinë, për kufijtë janë derdhur gjak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat