Ikja e të rinjve nga Kosova, LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme

Aktuale

Ikja e të rinjve nga Kosova, LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme

Më: 1 prill 2019 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Deputeti i LDK-së Fidan Rekaliu ka bërë të ditur se kjo parti ka dërguar një kërkesë në Kryesinë e Kuvendit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me largimin e të rinjve nga Kosova.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se janë 41 deputetë nënshkrues që kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme me temën  “Zbrazja e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset Kosovës pas luftës”.

LDK kërkon që seanca e jashtëzakonshme të mbahet më datën 11 prill.

Ndryshe, të paktën 170 mijë kosovarë kanë braktisur Kosovën vitet e fundit.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë, Prej se kam marrë mandatin e deputetit, gjithmonë jam angazhuar për t’i adresuar hallet, problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të vendit tim, në instancën më të lartë të përfaqësimit qytetar.  Kohët e fundit të gjithë jemi dëshmitarë se shumë qytetarë, veçanërisht të rinj nuk po lënë rrugë pa shfrytëzuar, për të ikur nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë dhe më të dinjitetshme.  Ky fakt shqetësues më ka prekur shumë, sepse hallet dhe problemet e tërinjëve kanë qenë prioritet i punës dhe angazhimit tim ndër vite. 

Të dashur miq,  Raportet e fundit tregojnë për rritje të numrit të qytetarëve të Kosovës të cilët po dëshirojnë të largohen nga vendi.  Andaj për të diskutuar për këtë çështje, me përkrahjen e edhe të kolegëve të tjerë deputetë kemi inicuar debat parlamentar me temën “Zbrazja e vendit nga të rinjët, si rreziku më i madh që i kan oset Kosovës pas luftës”.  Ky është një shqetësim që na preokupon të gjithëve, andaj shpresoj që të adresohet sa më fuqishëm në mënyrë që të bëjmë presion te Qeveria e Kosovës për të hartuar plane dhe strategji konkrete për përmirësimin këtë gjendje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat