Përkujtohen dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

Aktuale

Përkujtohen dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

Më: 2 prill 2019 Në ora: 07:26
Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

Me rastin e 38-vjetorit të rënies në ballë të demonstratave të vitit 1981 të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, sot do të bëhen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Homazhet do të bëhen te vendi i rënies së tyre, pllaka përkujtimore, afër objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ishin militantë të organizuar të Lëvizjes çlirimtare të kohës dhe organizatorë të të rinjve në demonstratën e mëngjesit të 2 prillit 1981 në qendër të Prishtinës.

Ata u vranë nga të shtënat e oficerëve ushtarakë, të vendosur gjatë natës në objektin e ish- Bankës Popullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat