Për 24 orë u shqiptuan mbi 1 mijë tiketa trafiku, u shkaktuan rreth 40 aksidente

Aktuale

Për 24 orë u shqiptuan mbi 1 mijë tiketa trafiku, u shkaktuan rreth 40 aksidente

Më: 2 prill 2019 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë janë shqiptuar 1 mijë e 246 tiketa trafiku, ndërkaq janë arrestuar 15 persona

Gjatë ditës së hënë, në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente, në mesin e tyre 20 kanë qenë me persona të lënduar dhe 18 pa persona të lënduar.

Për kundërvajtje në trafik, policia ka shqiptuar 1 mijë e 246 tiketa, ndërkaq për vepra të ndryshme ka arrestuar 15 persona.

Në mbajtje janë dërguar 9 persona, ndërkaq dy të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit, bën të ditur Policia e Kosovës në statistikat e ditës së hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat