“Kacafytje” e ashpër ndërmjet Blerim Latifit dhe Gëzim Kelmendit: Mbeturinë e komunizmit, budallë, hajvan...

Aktuale

“Kacafytje” e ashpër ndërmjet Blerim Latifit dhe Gëzim Kelmendit: Mbeturinë e komunizmit, budallë, hajvan...

Nga: N.Sh Më: 2 prill 2019 Në ora: 09:05
Blerim Latifi dhe Gëzim Kelmendi

Pasi kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kërkuar ‘dënim me burg’ për profesorin e Filozofisë, njëherësh këshilltar i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Blerim Latifi, ka reaguar ky i fundit.

Latifi e ka quajtur “sherr budallë” Gëzim Kelmendin.

Kelmendi ka reaguar pas Latifi, pas humbjes së një pjese të pushtetit në Turqi nga presidenti Reccep Tayyip Erdogan, tha se populli turk i tregoi ish-kryeministrit që feja nuk është zgjidhje për ekonominë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kelmendi e quan Latifin ‘mbeturinë komunizmi’ që e fyen Kur’anin.

Sipas tij, Latifi vazhdimit e fyen fenë islame.

Por, sot, Latifi ka reaguar ndaj Kelmendit duke i thënë se, Prekazi e ka aversion burgun.

“Hiç se kemi dashtë, prej Ahmet Delisë e deri te Adem Jashari. Kemi zgjedhur malin, në vend të burgut. Kaçakllakun, në vend të servilizmit ndaj pushtuesve”, shkruan Latifi transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni postimin e plotë:

Një reagim për sherr budallën Gëzim Kelmendin

K'ta janë aq budallë, saqë të dhimbset tastiera me shkru për ta. Por, mbase duhet kur ke të bësh me të atillë që populli ynë i quan "sherr-budallë". Edhe për një arsye shtesë: ma simpatiku prej tyre paska kërku burg për mua, e na Prekazi e kemi shumë aversion burgun. Hiç se kemi dashtë, prej Ahmet Delisë e deri te Adem Jashari. Kemi zgjedhur malin, në vend të burgut. Kaçakllakun, në vend të servilizmit ndaj pushtuesve.

Reagimi i këtij sherr budalle flet ma se miri për ideologjinë që ai përfaqëson: një ideologji që burgosë njerëz pse mendojnë ndryshe prej saj. Kërkesa jote është mbeturinë komunizmi, o hajvan, e jo analiza ime krejtësisht korrekte për zgjedhjet në Turqi. Po kujt ti flasësh? Megjithatë, në fund, më duhet t'i japë japë një garanci këtij sherr budalle: liria e këtij vendi, atdheut tonë të vetëm -Kosovës, kurrë ma, nuk ka me u cenu prej askujt. As prej Serbisë, dhe as prej të gjithë atyre, që me vetëdije ose pavetëdije, punojnë në projektet subverzive të saj, tash e 20 vjet. E vija e parë në mbrojtjen e lirisë së atdheut ka një emër maksimalisht të bukur: LIRIA E MENDIMIT!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat