Tronditen mediat në Serbi: Po formohet Tribunali për krime lufte kundër Serbisë

Aktuale

Tronditen mediat në Serbi: Po formohet Tribunali për krime lufte kundër Serbisë

Nga: F.B. Më: 2 prill 2019 Në ora: 10:10
Krimet serbe në Kosovë

Paralajmërimet e zyrtarëve të Prishtinës se rastet e rënda dhe ato të krimeve të luftës nga EULEX-i janë bartur tek njësia e veçantë e gjykatës në Prishtinë, tek serbët e Kosovës ka zgjuar frikë edhe shqetësim për shkak të akuzave të rrejshme që bëhet edhe përmes përgatitjes së gjykimeve për krime lufte edhe në mungesës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Pas ngushtimit të mandatit të EULEX-it, lëndët që ishin në përgjegjësi  të misionit janë bartur në gjykatat e Kosovës. Për disa nga këto raste ka akuza të ngritura, disa janë në fazën e hetimit dhe është vendosur të dërgohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës në njësinë veçantë që është në formim ku nuk do të ketë gjykatës serb.

Në këtë njësi është paralajmëruar të merret vetëm me krimet që kanë kryer pjesëtarët e UÇK-së si dhe krimet ndaj shqiptarëve ku të dyshimtë janë serbët, nisur nga fakti se Gjykata Speciale në Hagë për krime të UÇK-së ka nisur punën, ekziston frika se njësia në Prishtinë do të shndërrohet në “Tribunal për serbët", që të bëhet “balancimi".

Kjo ide ka qarkulluar për shumë vite, por u përshpejtua pas platformës së miratuar nga Prishtina ku thuhet se do të formohet gjykata për krime që kanë kryer serbët.

Kryeministrja Ana Brnabiç ka thënë se nuk pret asgjë të mirë nga gjykatat e Kosovës që kanë pranuar rastet nga misioni i EULEX-it:

“Nuk pres asnjë të mirë, nga ai vendim. Nga njerëzit që nuk lejojnë të drejtat themelore të serbëve, liri të mediave, që djegin biskota në bazë kombëtare, me të vërtetë nuk besoj se janë serioz në lidhje me krimet e UÇK-së jo vetëm ndaj serbëve po edhe ndaj jo shqiptarëve por edhe shqiptare.

Sipas ndihmësi drejtorit të ashtuquajturës Zyrë të Kosovës Petar Petkoviç institucionet e drejtësisë në Prishtinë nuk janë të pjekura të gjykojnë këto raste të ndjeshme si janë krimet e luftës dhe si shumë herë deri tani janë në shërbim të frikësimit të serbëve në Kosovë.

“Çdo tentim që në Prishtinë të formohet instance e gjykatave dhe prokurorisë që do ishte baraspeshë me krimet e UÇK-së përkatësisht gjykata për serbë që është vazhdimësi e ndjekjes së serbëve. Nuk duhet larguar nga mendja se gjatë ndryshimit dhe plotësimit të legjislacionit është miratuar neni që mund të gjykohet edhe në mungesë për krime. Nëse do të kemi këtë do jetë një ndjekje e pashembullt me pasoja të papërcaktuara . Për këtë shihet pse Prishtina e ka aq të rëndësishme të hyj në Interpol”, thotë Petkoviç duke shtuar pret që institucionet e drejtësisë në të ardhmen të trajtojnë viktimat dhe kryesit paanshëm nga përkatësia kombëtare.

Akuzat e rrejshme dhe rasti i autobusit

Image

Goran Rakiq nga Lista Serbe ka thënë se edhe deri tash në kohën  e pranisë së bashkësisë ndërkombëtare përkatësisht prokurorëve dhe gjykatësve të EULEX-it kishte shumë akuza të montuara:

“Ka raste se serbët ishin në burgim shumëvjeçar për shkak të akuzave të rrejshme. Mund të shihet çka mund të ndodh kur shqiptarët nëse punojnë të pavarur? Do jetë humbëse për drejtësinë dhe drejtën.

Është e pabesueshme si EULEX ka dorëzuar rastet që nuk janë gjykuar për drejtuesit e UÇK-së ndaj sulmeve civile siç janë rasti në Stari Gracko, vrasjet në Bistricë dhe eksplodimi i autobusit "Nish ekspres"”, thotë Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat