ATK: Ka nisur aplikimi për rimbursim nga kuponët fiskal

Aktuale

ATK: Ka nisur aplikimi për rimbursim nga kuponët fiskal

Më: 2 prill 2019 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për TM1/2019, fillon nga data 1 Prill 2019 dhe vazhdon deri me 30 Prill 2019.

Aplikimi bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Fituesit potencial  do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se  njëqind euro (100 €).

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat