Prej 204 rasteve të korrupsionit, vetëm 22 prej tyre me aktgjykim me burgim

Aktuale

Prej 204 rasteve të korrupsionit, vetëm 22 prej tyre me aktgjykim me burgim

Më: 2 prill 2019 Në ora: 11:49
Aleksander Lumezi

204 lëndë të korrupsionit janë zgjidhur nga gjykatat themelore në tërë Kosovën.

Prej këtyre 22 janë me burgim, 33 dënim me gjobë, ndërsa 63 sosh kanë shpallur me aktgjykim lirues. Prej këtyre, 204 lëndëve, 27 prej tyre janë analizuar në tërësi nga Komisioni Konsultativ për Politikë Ndëshkimore, që i përfshinë kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët, e i cili gjatë ditës së sotme publikoi raportin e plotë të monitorimit 1 vjeçar për çështjet e korrupsionit.

Në mesin e këtyre rasteve, u bë e ditur se janë të përfshirë zyrtarë në pozita të nivelit të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh kryesues i këtij Komisioni, Enver Peci tha se përmes kësaj analize jepet një mundësi që të përmirësohen dhe të jepet një pasqyrë e përgjithshme bazuar në vendimet e marra gjatë vitin 2018 për rastet e korrupsionit.

Peci: Prej këtyre, 22 raste janë me aktgjykim me burgim

 “Në vitin 2018 në gjitha gjykatat në nivel vendi, po foli për gjykatën themelore kanë qenë 204 raste që kanë përfunduar, prej këtyre me aktgjykim me burgim janë 22, dënim me gjobë janë 33, dënime alternative 40, gjykime liruese 63, gjykime refuzuese 16 dhe pushim i procedurës 30... në analizën e lëndës specifike i përfshinë të gjitha lëndët specifike që janë me lëndë të korrupsionit, aty është pastrimi i parave dhe të pandehurit që janë të përfshirë në këtë analizë janë të nivelit të ulët, të mesëm dhe të lartë. Përgjithësisht dënimet e shqiptuar për këto vepra penale nga gjykata e shkallës së parë varijojnë nga 6 deri 20 muaj”, tha ai.

Prej këtyre 27 rasteve, tetë të pandehurve iu janë shqiptuar dënime në muaj dhe me kusht, që kryesisht variojnë prej 6 muaj deri në 60 muaj për zyrtarë më të ulët në detyrë.     

E në mesin e të dënuarve, ka zyrtarë të policisë, kryetar komunës, drejtor të arsimit komunal, zyrtarë ministror që dëmet e tyre janë me miliona euro, përveç një drejtori të urbanizmit që i është vënë dënim plotësues prej 2 vite ndalesë për kryerje të detyrës, për persona të tjerë nuk ka.

Ndër këta zyrtarë, ka dhe elektricistë që dënimin e ka shkaktuar e ka 500 euro, dhe dënimi me muaj për të është 39 muaj.

Kryesuesi, Peci, më shumë vëmendje i kushtoi rregullimit dhe angazhimit më të madh tek rrethanat lehtësuese dhe rënduese, ku tha se duhet të ketë përmirësim në këtë çështje.

Peci: Nuk ka përpjekje të gjykatave për të shpejtuar ekzistimin e rrethanave lehtësuese

“Nga analiza asnjë rast i analizuar nuk ka treguar për ndonjë përpjekje të gjykatave për të shpjeguar përmes fakteve në çfarëdo niveli të detajeve të ekzistimit të rrethanave lehtësuese, apo rënduese, pasi ato thjeshtë vetëm janë listuar. Asnjë nga vendimet nuk tregojnë për përpjekjet për të caktuar të vërtetën për rrethanat lehtësuese personale, për të kërkuar dokumente shtesë, apo prova për gjendjen financiare të pandehurve....kaniherë kur ka rrok tuta, thojmë po pendohemi tash, pasi gjykata ka me na dhënë një dënim, shumë është me rëndësi kur ai shpreh pendimin, apo pranimin e fajësisë, nëse administrohen gjitha provat, dhe ska ka me ja majtë, atëherë me siguri ka me pranu, por ne nuk guxojmë. Shume është me rëndësi kur po e pranon fajësinë dhe me vlerësu, nëse e pranon fajësinë prej momentit në polici është tjetër” deklaro ai.

Mes tjerash, u tha se ky komision do të vazhdojë të monitorojë trendet e tjera të caktimit të dënimit dhe se raporti i ardhshëm do të jetë më i detajuar në analizën e rasteve specifike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat