Thaçi telefonon Erdoganin

Aktuale

Thaçi telefonon Erdoganin

Më: 2 prill 2019 Në ora: 12:06
Erdogan dhe Hashim Thaçi

Zyra e Komunikimit të Presidencës së Turqisë, ka njoftuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka telefonuar homologun e tij turk, Recep Tayip Erdogan, për ta uruar me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve dhe ‘suksesit’ të arritur në to.

Siç shkruan Anadoly Agnecy, krahas Hashim Thaçit, Erdoganin e ka telefonuar për ta uruar edhe kryeministri pakistanez, Imran Khan.

Më herët thuhet se presidentin turk e ka uruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Megjithatë vetë Thaçi nuk ka njoftuar se e ka telefonuar ‘vëllain’ e tij në telefon, siç bën zakonisht në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’.

Në zgjedhjet e së shtunës, Erdogan ka humbur qytetet kryesore të Turqisë, përfshirë Ankaranë, Izmirin, Stambollin, Antalyan etj.

Humbja e këtyre qyteteve është parë si goditje ndaj Erdoganit, pasi vetë ai kishte thënë se kush e fiton Stambollin e fiton krejt Turqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat