Haradinaj: Mirënjohës për mbështetjen e Republikës së Çekisë

Aktuale

Haradinaj: Mirënjohës për mbështetjen e Republikës së Çekisë

Nga: Z.B Më: 2 prill 2019 Në ora: 12:07
Pamje nga takimi

Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj ka pasur takim me Emisaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke, Janina Hrebickova, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, mirënjohës për mbështetjen e Republikës së Çekisë për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në BE dhe në procesin e integrimit euro-atlantik.

Postimi i plotë:

Takim me Emisaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke, Janina Hrebickova, me të cilën bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin rajonal dhe rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës. Mirënjohës për mbështetjen e Republikës së Çekisë për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në BE dhe në procesin e integrimit euro-atlantik.RH
 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat