Acarohet situata: Krasniqi i quan të rrezikshëm për shtetin dhe kombin Gëzim Kelmendin dhe Blerim Latifin

Aktuale

Acarohet situata: Krasniqi i quan të rrezikshëm për shtetin dhe kombin Gëzim Kelmendin dhe Blerim Latifin

Nga: N.Sh Më: 2 prill 2019 Në ora: 13:39
Blerim Latifi dhe Gëzim Kelmendi

Opinionisti Faik Krasniqi, thotë se, nuk ka asnjë dallim në mes të Gëzim Kelmendit dhe Blerim Latifit.

Sipas tij, të dytë janë të rrezikshëm për kombin dhe shtetin e Kosovës.

“Asnjë dallim mes Gëzim Kelmendit dhe Blerim Latifit. Të dy misionare për qëllime të caktuara të qarqeve të ndryshme. Dytë janë të rrezikshëm për kombin dhe shtetin”, shkruan Krasniqi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Gëzim Kelmendi është ish deputeti i Kosovës dhe kryetar i partisë Fjala, kurse Blerim Latifi është këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

Gëzim Kelmendi dhe Blerim Latifi kanë hapur një konflikt mes tyre, pas zgjedhjeve të fundit në Turqi, ku presidenti turk Erdogan ka pësuar humbje.

Latifi, pas humbjes së një pjese të pushtetit në Turqi nga presidenti Reccep Tayyip Erdogan, tha se populli turk i tregoi ish-kryeministrit që feja nuk është zgjidhje për ekonominë.

Kurse, Kelmendi e quajti Latifin ‘mbeturinë komunizmi’ që e fyen Kur’anin.

Sipas tij, Latifi vazhdimit e fyen fenë islame.

Kelmendi ka kërkuar ‘dënim me burg’ për profesorin e Filozofisë, Blerim Latifin.

E sot Latifi e ka quajtur “sherr budallë” Gëzim Kelmendin.

“Një reagim për sherr budallën Gëzim Kelmendin

K'ta janë aq budallë, saqë të dhimbset tastiera me shkru për ta. Por, mbase duhet kur ke të bësh me të atillë që populli ynë i quan "sherr-budallë". Edhe për një arsye shtesë: ma simpatiku prej tyre paska kërku burg për mua, e na Prekazi e kemi shumë aversion burgun. Hiç se kemi dashtë, prej Ahmet Delisë e deri te Adem Jashari. Kemi zgjedhur malin, në vend të burgut. Kaçakllakun, në vend të servilizmit ndaj pushtuesve.

Reagimi i këtij sherr budalle flet ma se miri për ideologjinë që ai përfaqëson: një ideologji që burgosë njerëz pse mendojnë ndryshe prej saj. Kërkesa jote është mbeturinë komunizmi, o hajvan, e jo analiza ime krejtësisht korrekte për zgjedhjet në Turqi. Po kujt ti flasësh? Megjithatë, në fund, më duhet t'i japë japë një garanci këtij sherr budalle: liria e këtij vendi, atdheut tonë të vetëm -Kosovës, kurrë ma, nuk ka me u cenu prej askujt. As prej Serbisë, dhe as prej të gjithë atyre, që me vetëdije ose pavetëdije, punojnë në projektet subverzive të saj, tash e 20 vjet. E vija e parë në mbrojtjen e lirisë së atdheut ka një emër maksimalisht të bukur: LIRIA E MENDIMIT!”, ka shkruar sot Latifi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat