Isa Mustafa: Koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don

Aktuale

Isa Mustafa: Koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don

Më: 2 prill 2019 Në ora: 13:55
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa vazhdon të zgjedhë Facebook si mjet kritikues ndaj Qeverisë së Kosovës. Mustafa ka thënë se Kosova në vitin 2018 ja humbur 17 mijë vende të punës.

Ish-kryeministri vlerëson se koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don.

“Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës.

Përkundrazi!

Në Kosovë, në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte. 

Derisa institucionet e Kosovës janë të preokupuara me politika populliste, në stilin “kush është më i forti” dhe “kush kujtë”; kush po ndërton më shumë autostrada afër katundit dhe regjionit të vet e kush po shet më shumë tenderë, nuk ka qasje serioze dhe interesim për problemin jetik të të rinjëve. Papunësinë dhe punësimin e tyre. 

Koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don” shkruan Mustafa në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat