Ish mjeku i UÇK-së: Krejt rrencat i kanë sot së paku nga dy tre milionë euro

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së: Krejt rrencat i kanë sot së paku nga dy tre milionë euro

Nga: H.O. Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:59
Liri Loshi

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka shkruar rreth datës 1 prill, që ndryshe njihet në popull si ‘Dita e gënjeshtrave’. Ai në këtë rast ka etiketuar politikanët për të cilat thonë se nëse thonë se ‘nuk do të rrejnë më’, ata po e thonë gënjeshtrën e radhës, pasi rrencit nuk i bëhet kurrë boll t’u rrejt.

Ai madje thotë se të gjithë ata gënjështarët i kanë së paku nga dy ose tre milionë.

Postimi i plotë:

Kaloi e hëna dhe një prilli. Rapsodi i njohur nga Drenica, Rexhë Kopiliqi, thurte vargje për ditët e javës the kur vinte tek e premtja thoshte: “E xhuma, kush ka rrejtë mos me rrejtë ma!” Por jo, ai që ka rrejtë deri tash ka me rrejtë gjithmonë, sepse rrena dhe hajnia janë vese impulsive, që do me thënë se edhe po deshe e ke vështirë t’i kontrollosh. Në anën tjetër, ato janë provuar si mjaft profitabile në hapësirat shqiptare. Krejt rrencat i kanë sot së paku nga dy tre milionë euro! Cilido politikan që ju thotë se “boll ju kemi rrejtë”, ai po ju premton se do të pushojë të ju rrejë më tutje, që do me thënë se po ju rren prapë, sepsa rrencit nuk i bahet kurrë boll t’u rrejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat