Ambasadori gjerman vizitoi Agjencinë Kundër Korrupsion

Aktuale

Ambasadori gjerman vizitoi Agjencinë Kundër Korrupsion

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:53
Pamje nga takimi

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Në këtë takim, Havolli dhe ambasadori Heldt diskutuam në lidhje me punën dhe sfidat e Agjencisë Kundër Korrupsion në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, për avancimet në kornizën ligjore të Agjencisë, procesin e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë, zbatimin e ligjit për konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Ambasadori Heldt theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Gjermanisë në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat