Pas 7 vitesh, takohen Hashim Thaçi dhe Xhabir Zharku: Ku je komandant!

Aktuale

Pas 7 vitesh, takohen Hashim Thaçi dhe Xhabir Zharku: Ku je komandant!

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:11
Hashim Thaçi dhe Xhabir Zharku

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi pas shtatë vitesh është takuar me ish-bashkëpartiakun e tij në PDK, Xhabir Zharkun, pasi ky i fundit i kishte ikur drejtësisë dhe kishte lëshuar Kosovën.

Takimi i numrit një të shtetit ndodhi në një Akademi Përkujtimore të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në qytetin e Kaçanikut.

Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishin edhe disa zyrtarë të lartë të subjektit të cilin e drejton Kadri Veseli

Pas fjalimit që mbajti ish-kryetari i Kaçanikut, mësohet se presidenti Thaçi u dëgjua teksa përshpëriti me një fjalë ndaj Zharkut: “Komandant…!”.

Ndryshe, Xhabir Zharku ishte larguar nga Republika e Kosovës që nga 21 prill 2011, pasi Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur atë fajtor për kryerjen e veprave penale “Të detyrimit” dhe “Të posedimit të paligjshëm të armës”.

I njëjti ishte dënuar me tre vjet burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 eurosh.

Çështja kishte të bënte me një rast të vitit 2006, kur ishte privatizuar nga ish-AKM-ja një fermë e deleve në fshatin Rakaj, të Ferizajt.

Sipas Prokurorisë, të dëmtuarit në këtë rast, Xhelil dhe Emrush Suma, kishin qenë fitues të tenderit si ofertues të parë. Mirëpo pas kërcënimeve nga të akuzuarit në fjalë, fituesit ishin detyruar të tërhiqeshin për ta fituar atë tani i dënuari Arsim Kolshi, i cili kishte qenë ofertuesi i dytë.

Vlen të theksohet se Xhabir Zharku për afro 7 vite qëndroi në Malmo të Suedisë, ku edhe ka një pjesë tjetër të familjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat