OSBE mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës

Aktuale

OSBE mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:47
Pamje nga takimi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, prit sot në takim komisionarin e Lartë për Pakica Nacionale Lamberto Zannier dhe kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vendit tonë, rolin e OSBE-së dhe mbështetjen e kësaj të fundit për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Duke çmuar lart rolin e OSBE-së në këto procese, nënkryetari Haliti theksoi nevojën e prezencës së Kosovës në mbledhjet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe për këtë kërkoi mbështetjen e ambasadorit Zanier.

“OSBE-ja në Kosovë është në shtëpinë e saj dhe si e tillë do të trajtohet”, tha  Haliti.

Ai po ashtu i njoftoi mysafirët me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, hapësirën dhe të drejtat ligjore dhe praktike që gëzojnë komunitetet pakicë, si në Kuvend, ashtu edhe në institucionet e tjera dhe jetën politike e shoqërore në përgjithësi, dialogun me Serbinë dhe nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Ambasadori Zannier nga ana e tij, theksoi se Kuvendi mbetet në epiqendër të zhvillimeve politike në Kosovë dhe rrjedhimisht roli i tij mbetet i rëndësishëm.

Ai tha se OSBE-ja vazhdon të mbetet partnere dhe mbështetëse e rëndësishme e Kosovës në shumë procese zhvillimore të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat