Plotësohet dhe ndryshohet vendimi i Qeverisë për “Hade dhe Hade 2”

Aktuale

Plotësohet dhe ndryshohet vendimi i Qeverisë për “Hade dhe Hade 2”

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:02
Mbledhja e Qeverisë

Me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është bërë plotësimi dhe ndryshimi i vendimit të Qeverisë për qëllim të përdorimit të kompleksit banesor-afarist “Hade dhe Hade 2”.

Duke u bazuar në legjislacion dhe praktikat e punës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale konstaton se nuk është përgjegjëse për zhvillimin e procedurave për përzgjedhjen e përfituesve sipas pikës dy të këtij vendimi.

Andaj MPMS, propozon që Qeveria të autorizojë Komunën e Obiliqit që të zhvillojë tërë procesin e përzgjedhjes së përfituesve të drejtës së banimit në hapësirat sipas destinimit të përcaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat