Demaliaj deklaroi se përpos të AAK-së nuk dëshiron të shohë të tjerë në punë, vjen kundërpërgjigja e Hazirit: E morën në qafë Republikën

Aktuale

Demaliaj deklaroi se përpos të AAK-së nuk dëshiron të shohë të tjerë në punë, vjen kundërpërgjigja e Hazirit: E morën në qafë Republikën

Nga: N.H Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:30
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka vazhduar me deklaratat e tij kontroverse duke arsyetuar punësimet familjare nga partia e tij nëpër institucione publike.

Demaliaj ka thënë përsëri se përpos njerëzve të AAK-së nuk ka dëshirë tjetër kush të punësohet në institucione publike.

Ndërsa, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kjo politikë është me mentalitet fisnor e larg qytetërimit.

Ai nënvizon se këta të fundit e morën në qafë vendin, përcjell “Bota sot”.

"Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj: Asnjë përpos AAK-së nuk kam qejf ta shoh në punë -Tybe un' nuk i prej dom kti. Kotilla e tyne "politike" është qisi farë cubash me mentalitet fisnor e larg qytetërimit. E morën n'qafë Republikën e hajt. PS: Përhajr vizat !", ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat