Abdixhiku godet Limajn: Ekipi negociator në përballjen më të rëndësishme historike ka angazhuar nipa, dajë e tezak

Aktuale

Abdixhiku godet Limajn: Ekipi negociator në përballjen më të rëndësishme historike ka angazhuar nipa, dajë e tezak

Nga: N.H Më: 2 prill 2019 Në ora: 20:16
Lumir Abdixhiku

Endrit Zabërgja, djali i motrës së Limajt, është propozuar që të punësohet në Zyrën e Koordinatorit Administrativ, pranë Ekipit negociator.

Atij i është rezervuar pozita e këshilltarit politik profesional, duke iu caktuar paga 800 euro.

E lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se Serbia, në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë, ndërsa Kosova ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak.

Abdixhiku thekson se për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tërë.

Ja shkrimi i tij:

Serbia, në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë vendorë që ka. Ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam.

Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë.

Pse të habitemi më pas se Serbia ecën përpara në Evropë; e ne mbesim në llumin e theqafjes së kapësve tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat