Kapet në flagrancë duke marrë ryshfet, QKUK e largon nga puna

Aktuale

Kapet në flagrancë duke marrë ryshfet, QKUK e largon nga puna

Më: 2 prill 2019 Në ora: 21:29
QKUK

Pas raportimit për arrestimin e punëtores së lavatores në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, F.C, menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, bazuar në Ligjin e Punës, ka larguar përkohësisht atë nga puna.

SHSKUK, mbështet veprimin e Departamentit të Hetuesisë duke dënuar  veprimin e bërë dhe siguruar qytetarët se nuk do të ketë vend për punëtorët që keqpërdorin detyrën zyrtare, thuhet në njoftim.

Më herët, Policia e Kosovës raportoi se F.C ishte arrestuar në flagrancë, pasi kishte kërkuar nga një person 400 euro për t’i rregulluar dokumentet me qëllim të marrjes së pensionit si viktimë civile e luftës.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e dyshuara e arrestuar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat