Konjufca: Edhe nëse Albini del nga partia, kauza mbetet në Vetëvendosje

Aktuale

Konjufca: Edhe nëse Albini del nga partia, kauza mbetet në Vetëvendosje

Më: 2 prill 2019 Në ora: 21:30
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se kjo parti nuk i ka mbetur zbrazësi pas largimit të zyrtarëve që hynë në Partinë Socialdemokrate.

Konjufca në T7 thotë se kauza ka mbetur në Vetëvendosje, dhe largimi i krahut të Dardan Molliqajt, nuk i ka krijuar VV’së ndonjë humbje.

“Vlerën atyre njerëzve ua kanë dhënë koncepti për atë që ka mbrojtur, jo për diçka private që kanë pasur” , ka thënë Konjufca.

“Ata më së paku janë kauza. Kauza mbetet në Vetëvendosje edhe në Albini del prej VV’së, edhe nëse unë dalë prej VV’së”, ka shtuar Konjufca.

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes ka treguar pse kjo parti nuk po organizon shpesh protesta, dhe po bën opiztarizëm të qetë, ndryshe nga c’ka vepruar më herët.

Përderisa nuk del një çështje tjetër, atëherë, ne vazhdojmë me opozitarizëm parlamentar, me rezoluta. E kishim qëllim ligjin e lojërave të fatit, tash e kemi synim ndaljen e ligjit për dialogun”, ka shtuar Konufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat