Konjufca: 70 për qind janë gjasat që koalicioni i ardhshëm të jetë LDK-VV, kryeministri na takon neve

Aktuale

Konjufca: 70 për qind janë gjasat që koalicioni i ardhshëm të jetë LDK-VV, kryeministri na takon neve

Më: 2 prill 2019 Në ora: 22:16
Glauk Konjufca

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se dalja të parët në sondazhe ka bërë që partisë tjetër opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’i rritet vetëbesimi.

Konjufca ka thënë se LDK po gabon me alternativën që po e përdor aktualisht për përjashtimin e tërësishëm të PDK’së dhe vendosjen e kufijve për bashkëpunim me Vetëvendosjen.

“Dalja të parët në sondazhe e ka bërë LDK’në që të jenë me vetë-besues në një alternativë qeverisëse që PDK’në e përjashton, e Vetëvendosjes i qet kufi të bashkëpunimit. Ne e kemi pas tejkalu bashkëpunimin parlamentar kohë më parë. Me LDK’në do të mund të arrinim fitore bindëse. Ka ndiku negativisht të LDK ajo bindja se mund të fitojnë me duar në xhepa”, ka thënë Konjufca në T7.

Tutje, ai ka thënë se në rast të koalicionit me LDK’në, logjikisht kryeministri do t’i takonte Vetëvendosjes.

“Qytetarët kanë thënë se e duan Albin Kurtin për kryeministër, s’po themi ne. LDK nuk është e para bindshëm në sondazhe, dhe ky rezultat mund të ndryshojë brenda natës. Është e vetëkuptueshme që neve na takon kryeministri, për shkak që LDK ka qenë mjaft gjatë në qeverisje. Secila parti që po e qet sondazhin, po e qet të vetën të parën. Ne nuk e kemi bërë këtë. Nuk e kemi fsheh faktin se LDK është para nesh. LDK’së nuk duhet t’i rritet mendja, se në fushatë zgjedhore rezultati mundet me ndryshu”, ka thënë Konjufca tutje.

Tutje, ai është shprehur i bindur se koalicioni i ardhshëm në Kosovë do të jetë ose PDK-LDK, ose LDK-LVV.

“Më shumë gjasa, në fakt 70 për qind janë gjasat që koalicioni i ardhshëm të jetë LDK-VV”, shtoi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat