“Grupi Negociator, jepu krahë tezakëve”

Aktuale

“Grupi Negociator, jepu krahë tezakëve”

Nga: N.H Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:09
Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Foto ilustrim nga "Bota sot"

U raportua se Endrit Zabërgja, djali i motrës së Fatmir Limajt, që është bashkëkryesues në bisedime me Serbinë, është propozuar që të punësohet në Zyrën e Koordinatorit Administrativ, pranë Ekipit negociator.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti politik, Haki Abazi. Ai përmes llogarisë së tij ka ironizuar me udhëheqësit e ekipit negociator.

“Nuk ka babë, ka tezakë. Grupi Negociator- Hajde luajmë Tezesh. Jepu krahë tezakëve”, ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell "Bota sot".

Ndryshe, edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Serbia, në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë vendorë që ka.

“Ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam”, ka shkruar deputeti Abdixhiku në Facebook.

“Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë”, shkruan deputeti i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat