Specialja dërgon mbi 100 ftesa, Kuqi niset në këtë kohë për në Hagë

Aktuale

Specialja dërgon mbi 100 ftesa, Kuqi niset në këtë kohë për në Hagë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:14
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka dërguar më shumë se 100 ftesa në Kosovë, teksa pritet që edhe deputeti i AAK-së, Blerim Kuqi, të udhëtojë për në Hagë më 7 prill të këtij viti.

Përderisa Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka filluar tashmë aktivizimin e saj me dërgimin e ftesave për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, vlerësohet se mbi 100 ftesa kanë arritur në Kosovë, por që nuk janë bërë ende publike

Kështu ka deklaruar Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili ka bërë të ditur që pjesa e parë e të ftuarve do të nisen për në Hagë më 7 prill të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat