Ramadani: Tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe BeH është vendosur për të mbrojtur sigurinë kombëtare

Aktuale

Ramadani: Tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe BeH është vendosur për të mbrojtur sigurinë kombëtare

Nga: Z.B. Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:12
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar për deklaratën e Kim Mehmetit që dha mbrëm në një televizion, përcjell “Bota sot”

Ramadani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, intelektuali Kim Mehmeti nuk arriti të ndërtojë analizë objektive mbi vendimin për tarifën ndaj mallrave të Serbisë dhe BeH.|

Ai ka shkruar se, ndonëse tha se "taksa i pëlqen", për të cilën nuk kam ndonjë dilemë se ka shqiptar ndokund që nuk pajtohet se 'taksa' është instrument shtetëror i qëlluar e rrjedhimisht i pëleqn, Mehmeti më tutje abuzoi me opinionin publik mbi motivet e vendosjes së kësaj 'takse'.

Postimi i plotë:

Kur intelektualët flasin, publiku sigurisht pret analizë objektive dhe të argumentuar mirë. Jo emocione apo shfryrje personale të pakuptimtë nga pozicioni i një intelektuali.

Fatkeqësisht, mbrëmë intelektuali Kim Mehmeti nuk arriti ndërtojë analizë objektive mbi vendimin për tarifën ndaj mallrave të Serbisë dhe BeH.
Ndonëse tha se "taksa i pëlqen", për të cilën nuk kam ndonjë dilemë se ka shqiptar ndokund që nuk pajtohet se 'taksa' është instrument shtetëror i qëlluar e rrjedhimisht i pëleqn, Mehmeti më tutje abuzoi me opinionin publik mbi motivet e vendosjes së kësaj 'takse'.
Edhe njëherë për të dhe për të tjerët:
Tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe BeH është vendosur si një instrument shtetëror institucional për të mbrojtur sigurinë kombëtare, edhe në aspektin diplomatik, edhe në aspektin tregtar, edhe në aspektin politik.
Do të ishte plotësisht oportuniste të dorëzoheshim në këtë temë, krejt e kundërta e mbajtjes së vendimit të pandryshuar.
Prandaj, vlerësimet se vendosja e 'taksës' është e ndërlidhur me interesa personale janë vlerësime krejtësisht të paqëndrueshme dhe jo-objektive.
Këso vlerësimesh edhe mund të priten nga politikanët apo edhe nga të prekurit direkt nga vendimi. Por, jo nga intelektualët.
Mbajtja e vendimit për 'taksën' vetëm interes personal apo oportunizëm nuk është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat