E konfirmon Milaim Zeka: Nisma drejt humnerës, hipokritët e kanë strehë të zhvatjes dhe përfitimit personal!

Aktuale

E konfirmon Milaim Zeka: Nisma drejt humnerës, hipokritët e kanë strehë të zhvatjes dhe përfitimit personal!

Nga: A.Zh Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:18
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, ka vazhduar edhe sot kritikat ndaj partisë së tij.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Nisma po shkon drejt humnerës, përcjell Bota sot.

Deputeti Zeka, ka kritikuar Nismën, e cila drejton Ministrinë e Arsimit, për mbylljen e shkollës fillore në Abri të Drenasit, duke thënë se ajo është dashur të kthehet në çerdhe apo institucion parashkollor, e jo të mbyllej.

Për këtë, ai ka akuzuar edhe zëvendësministrin e Nismës, që vjen nga ky fshat, për të cilin ka thënë se shefat e tij, e konsiderojnë vetëm një “rregëzirë të opingave të çkyera”.

Reagimi i plotë i Zekës, pa ndërhyrjen e redaksisë:

NISMA drejte humneres

Nisma, parti e cila ka me shume pushtet e ministri se sa partia e Kryeministrit Haradinaj, ashte ba bash sikur ajo shkolla e fshatit tim Abri, e cila u mbyll nga Komuna e Drenasit.

Me e shiku ate shkolle aq te bukur, po tani tersisht te demoluar, vjen ne perfundim se bash kjo shkolle eshte sinonim i Komunes, po edhe Nismes, qe mbane Ministrine e Arsimit. Ne mos asgje tjeter, eshte dashur qe ajo godine shkollore te kthehet ne qerdhe, ose institucion parashkollor.

Nje zevendesminister i Nismes, i cili vjen nga ky fshat, ne vend qe ta ngrise zerin ne mbrojteje te kesaj shkolle, per turpin e tije te madh, merret duke shpernda rrena neper fb kunder atyre qe nuk mendojne si shefat e tije, te cilet e konsiderojne vetem nje rregezine te opingave te qkyera...

Hipokritet e tille, perpos shkolles, jane duke e hudhur ne humnere partine te cilen e kane strehe te zhvatjes dhe perfitimit personal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat