Marc Weller dhe Ben Emerson ekspertë të huaj në Ekipin Negociator të Kosovës

Aktuale

Marc Weller dhe Ben Emerson ekspertë të huaj në Ekipin Negociator të Kosovës

Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:53
Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Kosova ka në përbërje të Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë.

Krasniqi ka përmendur edhe dy emra të huaj që janë pjesë e ekipit kosovar për bisedime.

“Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, ka angazhuar disa prej ekspertëve më të mirë lokalë e ndërkombëtarë për Kosovën, në mesin e të cilëve Marc Weller dhe Ben Emerson”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, ka angazhuar disa prej ekspertëve më të mirë lokalë e ndërkombëtarë për Kosovën, në mesin e të cilëve Marc Weller dhe Ben Emerson.

Është e pasaktë, qëllimkeqe dhe e paskrupullt tendenca me e krahasu stafin administrativ të Ekipit tonë me ekspertët e Serbisë.

Mos u shqetësoni. Ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombetarë, ka me i pasë Kosova , veç mos pritni tash që edhe shoferët dhe asistentët me i pasë ekspertë ndërkombëtarë . 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat