Krasniqi për Ekipin Negociator: Ekspertët më të mirë do t’i ketë Kosova, mos pritni edhe shoferët e asistentët me qenë ekspertë

Aktuale

Krasniqi për Ekipin Negociator: Ekspertët më të mirë do t’i ketë Kosova, mos pritni edhe shoferët e asistentët me qenë ekspertë

Nga: G.B Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:54
Frashër Krasniqi

Deputeti Frashër Krasniqi, ka thënë se Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore ka angazhuar disa nga ekspertët më të mirë lokal e ndërkombëtarë për Kosovën, duke thënë se është qëllimkeqe që të krahasohet stafi administrativ të Ekipit tonë me ekspertët e Serbisë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ekspertët më të mirë do t’i ketë Kosovë, por nuk duhet pritur që edhe shoferët e asistentët të jenë ekspertë ndërkombëtarë.

Postimi i tij i plotë:

Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, ka angazhuar disa prej ekspertëve më të mirë lokalë e ndërkombëtarë për Kosovën, në mesin e të cilëve Marc Ëeller dhe Ben Emerson.

Është e pasaktë, qëllimkeqe dhe e paskrupullt tendenca me e krahasu stafin administrativ të Ekipit tonë me ekspertët e Serbisë.

Mos u shqetësoni. Ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombetarë, ka me i pasë Kosova ?, veç mos pritni tash që edhe shoferët dhe asistentët me i pasë ekspertë ndërkombëtarë ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat