Edita Tahiri tregon planin e Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës, ka një thirrje publike për partitë

Aktuale

Edita Tahiri tregon planin e Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës, ka një thirrje publike për partitë

Nga: A.Zh Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:18
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e saj kundër ndryshimit të kufirit Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se duhet të mbrohen kufijtë e Kosovës dhe t’i bëhet me dije Serbisë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiqit se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, përcjell Bota sot.

Tahiri ka theksuar se ëndrra e Serbisë, është që duke shfrytëzuar “Trepçën, të marrë edhe veriun e vendit tonë.

Ajo ka kërkuar unitet politik që të mos lejohet një gjë e tillë.

Reagimi i Edita Tahirit:

Lufta jonë tani është t’i mbrojmë kufijtë që t’ia bëjmë me dije Serbisë dhe Vuçiqit se kufijtë e Kosovës janë ta paprekshëm. Ëndrra e tyre që ta shfrytëzojnë edhe më tutje “Trepçën”, duke marrë veriun e vendit, ka përfunduar përgjithmonë.

Po ashtu, lojërat e Rusisë që të rikthehen në Ballkan me fuqi gjeopolitike në dëm të tokave shqiptare, nuk do të ndodhë më.

Prandaj, apeloj që subjektet politike ta arrijnë një unitet. Nuk pres që ky unitet të arrihet 100 për qind, por forcat politike që e njohin interesin kombëtar dhe janë në mbrojtje të kufijve duhet të bashkohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat