Çka po ndodh me tre liderët e luftës: Thaçi i ftoh raportet me Veselin, i afrohet Haradinajt

Aktuale

Çka po ndodh me tre liderët e luftës: Thaçi i ftoh raportet me Veselin, i afrohet Haradinajt

Nga: N.Sh Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:28
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Profesor dr. Binak Maxharraj thotë se po vërehet një ftohje në mes të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe ish kreut të kësaj partie, tani president i Kosovës, Hashim Thaçit.

Maxharraj, përmes një shkrimi në facebook, thekson se, kjo është një kopili politike e liderëve e në veçanti e Hashim Thaçit.

Ai shton se, afrimi i Thaçit me kryeministrin Ramush Haradinaj nuk është edhe pa hile, pasi Thaçi “askujt nuk i rraset pa i mjelë diçka”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

KOPILIT DHE HILËT E LIDËRVE TANË?!

Kohet e fundit ne opinion po vërehet njëfarë ftohje midis Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit dhe afrimi i tij kah Haradinaj.

Këto janë kopili politike të liderëve tanë, në veçanti të Hashim Thaçit!

Afrimi i Thaçit me Haradinaj nuk është pa hile, sepse Thaçi askujt nuk i rrasët nëse nuk mjelë diçka prej tij.

Shkurt, qëllimi i Thaçit është qe ta shikoj ngadalë për ta futë në kurdhë, e tani hajtë grahi kah te duash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat