Palmer: SHBA nuk ofron zgjidhje të gatshme, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje

Aktuale

Palmer: SHBA nuk ofron zgjidhje të gatshme, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje

Nga: F. B. Më: 3 prill 2019 Në ora: 17:24
Metju Palmer

Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i ShBA, Metju Palmer ka thënë se është koha e fundit që të arrihet marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”, duke përkujtuar në porosinë e presidentit Donalt Tramp se biseduesit duhet të shfrytëzojnë “shansin historik” që të arrijnë marrëveshje.

Në një intervistë për revistën “Kord”, Palmer ka ftuar të dy palët që të ikin hapave që vështirësojnë kompromisin. Ai ka shtuar se ShBA nuk janë pjesë e bisedimeve por fuqishëm mbështesin dialogun nën ndërmjetësimin e BE-së dhe se normalizimi i raporteve është me rëndësi të veçantë në aspiratën e tyre evropiane.

"Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje që është e aplikueshme, e përhershme dhe nuk krijon jo stabilitet në vendet e regjionit. Ne do të shqyrtojmë seriozisht secilën marrëveshje që përmbush këto kushte", tha Palmer.

Palmer ka përsëritur se ShBA nuk përcakton si do të duket marrëveshja dhe zgjidhja po ajo duhet të dal nga vetë palët dhe të jetë e realizueshme në Kosovë dhe Serbi"nxisim të dy palët që të udhëheqin procesin, të zvogëlojnë retoriken negative dhe të punojnë në mënyrë konstruktive për marrëveshjen. Serbia dhe Kosova janë të ndërlidhura dhe asnjëra palë nuk mund të ec përpara pa marrëveshjen gjithëpërfshirëse", tha ai.

Sipas tij nuk mundet ShBA të dëshiroj më shumë se Prishtina dhe Beogradi marrëveshjen dhe ne jemi gati të ndihmojmë, por liderët e dy palëve duhet të ulen në bisedime dhe shfrytëzojnë “shansin historik” qysh ka thënë Tramp.

Palmer potencoi se ShBA i sheh Serbinë dhe Kosovën si dy vende sovrane që duhet të marrin vendime në interesin e tyre më të mirë. "ShBA mbetet të përkushtuara në pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës  dhe partneritetin me Kosovën dhe Serbinë ku qëllimet tona janë të harmonizuara", tha ai.

Është në interesin e Kosovës dhe Serbisë që përmes marrëveshjes bilateral të arrijnë normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë.

"Ne nuk marrim anët apo ofrojmë zgjidhje të gatshme. BE është ndërmjetësuese në dialog dhe ne jemi gati të ndihmojmë procesin", tha ai duke përkujtuar se Tramp ka shkruar se është për keqardhje nëse lëshohet mundësia për paqe siguri dhe zhvillim ekonomik.

"Të dy vendet do të kishin përfitime nga marrëveshja, por edhe humbje nëse nuk arrijnë marrëveshje. Konflikti i ngrirë do të minoj qëllimin e përbashkët për Ballkanin perëndimor.

Në lidhje me heqjen e taksës ndonëse ajo është kërkuar nga ShBA, Palmer ka thënë se palët duhet të iu ikin hapave që pengojnë kompromisin."Ne besojmë se taksat janë kundër produktive. Asnjëra palë nuk duhet të këkroj sukses taktik në dëm të qëllimin strategjik. Pa dy palët në tavolinën e bisedimeve nuk mund të përparoj asnjëri vend në rrugën evropiane", tha ai.

Palmer theksoi se “është koha e fundit që Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa në ndërtimin  e besimit dhe bisedimeve dhe të punojnë së bashku për ardhmëri e vendeve dhe regjionit ". Tash është me rëndësi të iu iket tensioneve dhe të qetësohet retorika dhe të nxitet bashkëpunimi dhe siguria në dy vendet".

Normalizimi i raporteve do të hapte rrugë të qartë Serbisë dhe Kosovës  në rrugën e anëtarësimit në BE. "refuzoj idenë se ardhmëria e Ballkanit është përcaktuar në shekullin e kaluar të konflikteve. Populli i Serbisë dhe Kosovës dhe Ballkanit meritojnë ardhmëri të qetë dhe të sigurt si Gjermania, Franca dhe vendet tjera", ka thënë Palmer.

Ai tha se ShBA mbështet bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe po ashtu mbështet integrimin e të gjitha vendeve të regjionit në BE dhe NATO për secilin vend që dëshiron anëtarësim tha ai.

Ai tha se qëndrimi i tij është kundër ndonjë konference ndërkombëtare dhe zgjidhja duhet të jetë lokale. "Të ashtuquajturat fuqi të mëdha nuk do ndërhyjnë të zgjidhin çështjet për ta, Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë zgjidhje", tha Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat