Zv. Ministri i jashtë Dukolli pret në takim ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Kosovë. - Bota Sot
Zv. Ministri i jashtë Dukolli pret në takim ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Kosovë.

Aktuale

Zv. Ministri i jashtë Dukolli pret në takim ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Kosovë.

Nga: K.M Më: 3 prill 2019 Në ora: 18:56
Zv. Ministri Qerkin Dukolli me ambasadorin e Maqedonise se veriut Rexhep Saliu

Përmes një postimi të tijin në facebook, zëvendës ministri i punëve të jashtmë i Republikës së Kosovës Qerkin Dukolli sot ka pritur në takim ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës. Gjatë takimitështë diskutuar rrethë temave në interes të ndërsjelltë për të dya vendet, ku Dukolli i ka ofruar mbështetjën e parezervë të MPJ-së, në realizimin sa më të suksesshëm të punës së tij.

Ja postimi i plotë i Dukollit.

Sot prita në takim pune, të ngarkuarin me punë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë z. Rexhep Saliu.
Takimi kishte karakter njohës, e urova për detyrën z. Saliun dhe njëkohësisht i ofrova gjithë bashkëpunimin e MPJ-së në këtë drejtim.
Gjatë takimit diskutuam edhe tema që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në proceset integruese, mbështetjen e ndersjelltë në ç’do aspekt, shkëmbimin e përvojave e çështje tjera me interes dypalësh!
Nga ana e tij z. Saliu, gjithashtu ofroi mbështetjën për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes dy palësh për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ç.D

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...