Haradinaj: AAK ka përfituar nga vendosja e taksës

Aktuale

Haradinaj: AAK ka përfituar nga vendosja e taksës

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:14
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi se është kundër normës së punësimeve familjare dhe partiake, por nuk pajtohet me qëndrimet që thonë se duhen të punësohet të gjithë nga AAK apo PDK.

Ai këto komente i bëri në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

“Nuk pajtohem me qëndrimet që thonë se duhen të punësohet të gjithë nga AAK apo të gjithë nga PDK. Por ne ata duhet t’i shohim si njerëz të Kosovës e jo gjithmonë duhet të identifikohen si njerëz të AAK-së, sepse ne kur shkojmë për të votuar gjithmonë votojmë ndonjë parti”, tha Haradinaj.

Duke folur për taksën, Haradinaj e pranoi se përveç efektit ekonomik e politik, nga taksa ka përfituar edhe AAK-ja.

“Është e vërtet se AAK ka përfituar nga taksa edhe në aspektin e brendshëm. Kurdo që të dalë në terren pasi unë njihem pak si njeri i terrenit. Dje isha në Hoqë ku kishte ndodhur një masakër e tmerrshëm. Nuk ka pasur njeri rrugës që takonim që nuk më ka përgëzuar për qëndrimin burrështetas që ka kryeministri Haradinaj  në raport me Serbinë, duke filluar nga taksa”, tha Haradinaj.

Ai tha se koalicioni PAN është shumë stabil edhe pse brenda mund të kenë mendime të kundërta për çështje të ndryshme.  

Haradinaj ndërkaq mohoi të ketë marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, duke thënë se kjo gjykatë do të përfundojë ashtu siç u krijua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat