Komandanti amerikan: Ushtria amerikane në Kosovë për shkak të kërcënimeve të jashtme

Aktuale

Komandanti amerikan: Ushtria amerikane në Kosovë për shkak të kërcënimeve të jashtme

Nga: F. B. Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:28
Ushtria amerikane

Komandanti amerikan i forcave ajrore në Evropë, Tod Daniel Volters ka thënë para senatit të ShBA-ve se ushtarët amerikanë janë të nevojshëm në Kosovës, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se ushtarët janë të nevojshëm që të përgjigjen në “kërcënimet e jashtme malinje” dhe porositi se komanda amerikane në Evropë do të mbështes zhvillimin e mëtutjeshëm të forcës së sigurisë së Kosovës.

"Prania amerikane është e nevojshme që të forcohet rezistenca e partnerëve tanë në kërcënimet e jashtme", ka thënë Volters, që është gjeneral i forcave ajrore të ShBA-ve, komandant i forcave amerikane në Evropë dhe forcave ajrore në Afrikë.

Volters në lidhje me forcën e sigurisë së Kosovës ka thënë se komanda amerikane në Evropë do mbështes zhvillimin e FSK në harmoni me planin 10 vjeçar të transformimit dhe bashkëpunimin me ShBA dhe vendet aleate.

"Trimërojmë FSK që të mbaj karakterin e saj shumë etnik dhe profesional që iu përgjigjet qytetarëve të Kosovës", tha Volters.

Ai ka shtuar se Departamenti amerikan i shtetit mbështet modernizimin e ushtrive në regjion ashtu që do i furnizoj me armë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat