A ia mbajtën bombat Thaçit në Rambuje tezakët e Limajt dhe Ahmetit?

Aktuale

A ia mbajtën bombat Thaçit në Rambuje tezakët e Limajt dhe Ahmetit?

Nga: N.Sh Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:58
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

Veprimtari Sali Rexhaj i ka komentuar punësimet e tezakëve të Fatmir Limajt dhe Shpend Ahmetit në grupin negociator me Serbinë.

Rexhaj, paksa ka ironizuar me Blerim Shalën dhe Adnan Merovcin, duke shtuar se, këta tash deklarojnë se tezakët e Limajt dhe Ahmetit ia kanë mbajtur bombat në Rambuje, Hashim Thaçit.

Ai përmes një shkrimi në facebook, shton se, ata ty janë për të legalizuar ndarjen e Kosovës nga Rama, Vuçiqi, Thaçi e Putini.

Ja postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Shume po me intereson se si do ti arsyetojne punesimet familjare ne grupin negociator Fatmiri e Shpendi.

Tani pritet te fillojne me rrejte Blerim Shala e Adnan Merovci se edhe tezakt e Shpendit dhe familjaret e Fatmirit kan qene ne Rambuje dhe ja kan mbajte bombat Hashim Thaqit.

Fundja keta nuk pyeten per asgje, aty jane per ta legalizuar ndarjen e Kosoves nga Rama, Vuqiqi, Thaqi e Putini dhe per ti neshuar karate buxhetit te Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat