'Aty ku është prezent SHBA, Kosova ndihet e sigurt'

Aktuale

'Aty ku është prezent SHBA, Kosova ndihet e sigurt'

Më: 3 prill 2019 Në ora: 21:10
Behgjet Pacolli

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar sot se aty ku prezent është SHBA patjetër që edhe Kosova ndihet e sigurt.

Ai në një postim në Facebook shkruan për takimin që pati sot me ambasadorin amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi, një njeri me përkushtim jashtëzakonisht pozitiv në raport me Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës, shteti ynë janë të bekuar që kanë në krah liderin më të fuqishëm të demokracisë botërore. Ambasadorin Mushingi e falënderova sinqerisht për angazhimin e tij dhe qeverisë amerikane në atë pjesë të botës, në mbështetje të shtetit tonë”, shkruan Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat