Pacolli: Kosova rrugëton sigurt drejt të ardhmes

Aktuale

Pacolli: Kosova rrugëton sigurt drejt të ardhmes

Më: 3 prill 2019 Në ora: 21:14
Behgjet Pacolli dhe Muhammadu Buhari

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot me presidentin e Nigerisë, Muhammadu Buhari, me të cilin diskutoi në lidhje me formalizimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Si vazhdimësi e bisedave të mëhershme në Abuja dhe Nju Jork, presidenti Buhari u tregua optimist në formalizimin e shpejtë të procedurave, shkruan në Facebook shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, duke shtuar se Kosova rrugëton sigurt drejt të ardhmes.

Ndryshe, Nigeria si shtet i fuqishëm me rreth 200 milionë banorë, padyshim përbën interes të madh në aspektin e marrëdhënieve bilaterale me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat