20 vjet pas masakrës në Krushë të Vogël, sot e nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarit Darko Tasiç

Aktuale

20 vjet pas masakrës në Krushë të Vogël, sot e nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarit Darko Tasiç

Më: 4 prill 2019 Në ora: 07:29
Krushë të Vogël

Për dy ditë me radhë mbahen gjykimet për Krime Lufte në Krushë të Prizrenit, ku ditë më parë u përkujtua 20 vjetori i masakrave.

Ditën e enjte dhe të premte, do të vazhdojë gjykimi ndaj Darko Tasiç, i akuzuar për Krime Lufte.

Në seancat e radhës sipas vendimit të fundit të trupit gjykues, në krye gjykatësin Artan Sejrani, u njoftua se në këto dy seanca pritet të vazhdohet me dëgjimin në cilësi të dëshmitarëve të zyrtarëve hetues nga të Policisë, zyrtarë hetues të UNMIK-ut.

Ndërsa për datat 13 dhe 14 maj do të dëgjohet si dëshmitar edhe gazetari anglez John Sëeeney.

Seanca e fundit kishte sjellë edhe përplasje fjalësh ndërmjet prokurores Drita Hajdari, dhe mbrojtësit të të akuzuarit Darko Tasiç, avokatit Dejan Vasiq.

Në fillim të seancësës së fundit avokati Darko Tasiç i kishte kërkuar trupit gjykues që prokurorja Hajdari të jetë më precize në pyetjet e saj.

“Ne të gjithë e dimë se cilat kanë qenë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve para dhe gjatë luftës. Ne edhe e dimë shumë mirë situatën në Krushë të Vogël dhe ngjarjet e ndodhura”, pati thënë avokati Vasiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat