Bekë Berisha – Nismës: Dilni more prej Qeverisë, s’kemi çka me ju ba

Aktuale

Bekë Berisha – Nismës: Dilni more prej Qeverisë, s’kemi çka me ju ba

Më: 4 prill 2019 Në ora: 07:34
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha iu është kundërpërgjigjur paralajmërimeve të partnerit të koalicionit – Nisma për Kosovën, për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, nëse në Komision Qendror të Zgjedhjeve nuk emërohet një anëtar nga partia e tyre.

Berisha, fare i relaksuar ka thënë se është çështje e Nismës nëse do të dalë nga Koalicioni, veç pse ata po e respektojnë Ligjin në fuqi.

“Le të del, është çështje e tyre. Nuk mund të bëjmë diçka që s’na lejon Ligji. Çka me ba tash? Na jashtë ligjit s’mundemi me dalë. Nëse për një anëtar në KQZ, Nisma del prej Qeverisë – le të del. Por, ne s’kemi çka me ba. Nëse nuk e parasheh ligjin, nuk është më çështje e jona. Nëse dojnë me rrëzu Qeverinë, veç pse po respektohet një ligj, atëherë le ta bëjnë”, ka thënë Berisha në T7.

Tutje, ai ka thënë se pret që çështja e anëtarëve të KQZ’së të zgjidhet mes partive, me mirëkuptim.

“Shefat e Grupeve parlamentare po merren intensivisht me zgjidhjen e çështjes së anëtarëve të KQZ’së. Nuk kemi parë indikacione për zgjedhje”, ka thënë tutje Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat