Daut Haradinaj dhe Imer Mushkolaj përplasen për “veteranët e rrejshëm” - Bota Sot
Daut Haradinaj dhe Imer Mushkolaj përplasen për “veteranët e rrejshëm”

Aktuale

Daut Haradinaj dhe Imer Mushkolaj përplasen për “veteranët e rrejshëm”

Më: 4 prill 2019 Në ora: 09:08
Daut Haradinaj dhe Imer Mushkolaj

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj dhe analisti Imer Mushkolaj kanë pasur disa përplasje gjatë emisionit “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Haradinaj dhe Mushkolaj nuk janë pajtuar për rastin e publikimit të listës së “veteranëve të rrejshëm”.

Imer Mushkolaj ka thënë se pas dorëheqjes që ka bërë ish-prokurori Elez Blakaj, gjuha e përdoruar nga zyrtarët e AAK-së ndaj tij nuk ka qenë e pa përshtatshme.

Haradinaj i ka thënë Mushkolajt se si mund të pajtohesh me veprimet e një prokurori që le punën në gjysmë.

“Mendoj që me këtë veprim ai [Blakaj] ka merituar një kritikë të tillë…Jepni kritikë atij për sjelljet. Me të thënë të drejtën unë kam respekt për familjen e tij. Por ai djalë i ri është dorëzuar ende pa ja nisë mirë punës”, tha Daut Haradinaj.

Mushkolaj nga ana tjetër ka reaguar ndaj Haradinajt duke i thënë se “një punë e ka filluar Blakaj, pavarësisht se nuk e ka çuar deri në fund. Ai e ka bërë punën e vet, një aktakuzë ai e ka përgatitur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...