Haradinaj uron Stotelberg për 70-vjetorin e NATO-s

Aktuale

Haradinaj uron Stotelberg për 70-vjetorin e NATO-s

Më: 4 prill 2019 Në ora: 10:47
NATO

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar telegram Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stotelberg me rastin e 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të NATO-s.

“Njëzet vjet më parë, NATO mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s. Tani, pas dy dekadave, si popull i lirë me orientim të natyrshëm dhe të palëkundur euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të japim kontributin tonë të plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë. #WeAreNATO#NATO70”,  shkruan Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat