Gjysma e popullatës së Kosovës jeton jashtë vendit

Aktuale

Gjysma e popullatës së Kosovës jeton jashtë vendit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:10
Foto

Organizata jo-qeveritare GERMIN, në një hulumtim të më hershëm ka theksuar se nga viti 2013 deri në vitin 2017, llogaritet se kanë emigruar mbi 173,288 mijë qytetarë ose 9 përqind e popullsisë së Republikës së Kosovës.

Sipas organizatës, fenomeni i migrimit në shoqërinë kosovare ka qenë dhe është prezent qysh në shek. e XIX e deri në dekadat e fundit, dhe miti i të dalurit jashtë vendit, ka qenë i theksuar në periudha të ndryshme.

“Shumë qytetarë të këtij vendit kanë migruar në periudha të ndryshme kryesisht për ngritjen e mirëqenies sociale dhe shmangjes së përndjekjes politike. Mirëpo, sot 20 vjet pas çlirimit të Kosovës, ka shumë qytetarë që vazhdimisht janë në kërkim të mundësive të migrimit drejt vendeve të ndryshme të Evropës, përsëri me idenë e krijimit të një mirëqenie më të mirë dhe një sigurie për të ardhmen e familjeve të tyre. Për të mbështetur këtë paragraf, më poshtë po i paraqesim disa statistika të marra nga Profili i Zgjeruar i Migrimit Kosovarë(2013-2017). Bazuar në raportin e publikuar në vitin 2018 nga Autoriteti Qeveritar për Migrim (Profili i Zgjeruar i Migrimit Kosovarë), numri i popullsisë nga Kosova të emigruar dhe asaj me prejardhje Kosovare gjatë viteve 1969-2011 është vlerësuar të jetë 703,978 banorë. Fundi i vitit 2014 dhe muaji i parë i vitit 2015 shënojnë një periudhë të re të fluksit kolektiv ku sh tetet e Bashkimit Evropian, si Gjermania, Italia, Franca, përjetuan një rritje të shpejtë të numrit të qytetarëve nga Kosova. Në vitin 2015, nga Kosova kanë emigruar 74,434, kurse imigruar 18,862. Nëse analizojmë numrat nga vitet 2013-2017, numri më i lartë ka qenë në vitin 2015.  Vetëm në mes të vitit 2014 deri në vitin 2015 kanë dalur në total 119,000 qytetarë. Ndërsa në total nga 2013-2017 llogaritet se kanë emigruar mbi 173,288 mijë qytetarë ose 9% e popullsisë së Republikës së Kosovës. Shprehur në shifra dhe statistika, i bie që numri total i atyre që kanë emigruar e arrin totalin e popullsisë së Komunës së Prizrenit, që numëron 190 mijë banorë.  Ky fenomen i migrimit, ka një trend të uljes në vitin 2017, për më shumë se 63 mijë (11,263 ishte numri i emigrantëve).  Po ashtu, në këtë raport theksohet se këtë vit Kosova ka pësuar rënie për sa i përket emigrimit, ku janë larguar vetëm 0.62% e popullsisë rezidente”, thuhet në hulumtim.

Sipas orgnizatës, për t’i kuptuar arsyet se pse qytetarët e Kosovës janë aq të prirë për të migruar, duhet të kemi parasysh edhe gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve në vend.

“Standardet e jetesës në Kosovë janë dukshëm më të pafavorshme krahasuar me standardet e shteteve anëtarë te BE-së. Në bazë të statistikave, na del që në vitin 2011 kryesisht emigruan të rinjtë e grup-moshave 25-44 vjeç të cilët përbënin 43.92% të popullsisë emigruese (mosha kryesore riprodhuese në aspektin e fertilitetit dhe asaj të fuqisë  punëtore) derisa, dominonte grup-mosha 21-27 vjeç me 27.53. Me një normë të lartë të papunësisë prej rreth 30%, posaçërisht tek të rinjtë që është rreth 55%, gjithnjë e më shumë rritet dëshira për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendit. Në anën tjetër, largimi nga Kosova ka pasur po ashtu edhe ndikime të tjera, përvec largimit të forcës punëtore. Gjatë këtyre viteve, vendi ynë ka pasur rënie të natalitetit. Një shembull,  në vitin 2003, statistikat ishin 3 fëmijë për një grua, ndërsa sipas anketës së MICS-it (Anketa e grupimeve të treguesve të shumëfishtë 2013-2014) ka rënë në 2.3 fëmijë për një grua. “Që të ishin kudo, pos Kosovës”, emigruan kryesisht në Gjermani, Itali, Francë dhe në shtetet Skandinave. Por, ka edhe persona të tillë të cilët janë kthyer në Kosovë. Për shembull sipas të dhënave të vitit 2011 nga regjistrimi i popullsisë për periudhën 1969-2011 si dhe vlerësimeve të popullsisë janë gjithsej 180,242 imigrantë (të kthyer) apo rreth 10% të popullsisë. Në anën tjetër, llogaritet se mbi 7.5% e popullsisë apo mbi 128,000 banorë të Kosovës, së paku një herë a më shumë kanë qëndruar jashtë vendit për një periudhë të caktuar kohore (zakonisht me shumë  se një vit) gjatë periudhës prej vitit 1969 e deri me 01 prill 2011”, thuhet në hulumtim.

Ndryshe, Kosova është një ndër vendet që ka një Diasporë të madhe. Popullata më origjinë nga Kosova që jeton jashtë vendit në 2017 është llogaritur të jetë 833,739 që do të është ekuivalente me 46.36 % të popullatës që jeton në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat