‘Hajnat në pushtet i zgjedhin problemet duke vjedhur më shumë’

Aktuale

‘Hajnat në pushtet i zgjedhin problemet duke vjedhur më shumë’

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:32
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zgjedhje të reja dhe se për këtë ka njoftuar se do të nisë takime me qytetarë në gjitha qytetet për t’u mobilizuar për të rrëzuar Qeverinë aktuale bashkë me presidentin Hashim Thaçi.

Kryetari i partisë, Albin Kurti i akuzoi rëndë dy liderët shtetërorë, duke i cilësuar se kryekëput fajtorët kryesorë për korrupsionin dhe hajninë në Kosovë.

“Kryeministrin dhe presidentin e ndan taksa, por i bashkon korrupsioni në Kosovë. Ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit dhe presidentit, sepse korrupsioni dhe hajna vetëm po shtohet. Prej ditës së nesër fillojmë aktivitetin me qytetarë kundër, ‘PANhajnisë’, me qëllim që të shkohet drejt zgjedhjeve të reja. Për këtë po shkojmë bashkë drejt protestave qytetare dhe mocionit në Kuvend”, tha ai.

Duke folur për taksën, Kurti tha ajo duhet të mbetet, por kjo qeveri duhet të shkojë.

Kurti pati fjalë të rënda ndaj kryeministrit Haradinaj, duke e cilësuar si mashtrues për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, kërcënues ndaj prokurorit Blakaj, dhe nënshkrues të shumë marrëveshjeve të dëmshme.

Për bashkëpunimin me LDK-në, ai tha se është i nevojshëm. Për numrat e mocionit të rrëzimit të qeverisë, Kurti tha se ato do t’i bëjnë, por fillimisht do të bëjnë në qytete me qytetarë. Ndërsa, për relacionin mes Thaçit dhe Haradinaj, Kurti kishte një epitet interesant.

“Hajnat kur janë në pushtet dhe kanë mos marrëveshje i zgjedhin ato probleme duke vjedhur më shumë”, tha ai.

Për bashkimin e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovcin me Kosovën, Kurti u shpreh se kjo nuk bëhet në konferenca për shtyp, siç po bën presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat