Hoti kërkon të jenë unik ndaj Serbisë

Aktuale

Hoti kërkon të jenë unik ndaj Serbisë

Nga: A.M. Më: 4 prill 2019 Në ora: 13:02
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se  vështirë të merret seriozisht gatishmëria e Serbisë për dialog me Kosovën.

Po ashtu, ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se përgjigja më e mirë për destruktivitetin e Serbisë  është që ne të jemi unik në raport me Serbinë.

Postimi i plotë:

Vështirë të merret seriozisht gatishmëria e Serbisë për dialog me Kosovën. Ajo në të njëjtën kohë po bënë diplomaci agresive tek shumë shtetet që të mos na njohin dhe shumë të tjera që ta revokojnë njohjen.

Involvimi i saj në veri për ta mbajtur atje gjendjen refuzuese ndaj institucioneve tona, si dhe qasja aspak kooperative e Listës serbe, flasin për mungesën e vullnetit minimal për të krijuar gjendje optimale për dialog. Kjo mendësi e Beogradit duket se ushqehet me shpresën se me këtë agresivitet mund të na sjellin në tavolinë e bisedimeve me disavantazhe të mëdha.

Përgjigja më e mirë për krejt këtë destruktivitet është që ne të jemi unik në raport me Serbinë dhe me atë që aspirojmë – një Kosovë unike e cila mbështetet në Kushtetutën e saj duke respektuar sovranitetit dhe integritetin e saj territorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat