‘Qeveria nuk do të lejojë humbjen e fondeve për shkaqe të paarsyeshme’

Aktuale

‘Qeveria nuk do të lejojë humbjen e fondeve për shkaqe të paarsyeshme’

Më: 4 prill 2019 Në ora: 13:21
Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha paralajmëroi sot se mos përmbushja e parakushteve për zbatimin e projekteve mund të rezultojë me anulimin e Fondeve të BE-së, andaj kërkoi nga institucionet vendore identifikimin e hapave për të mundësuar zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ajo këto komente i bëri sot në takimin e radhës në mes të Komisionit Evropian (KE), Zyrës së BE-së në Kosovë, Ministrisë së Integrimit Evropian dhe institucioneve tjera të lidhura me procesin integrues, ku u shqyrtua zbatimi i asistencës së BE-së nëpërmjet instrumentit të para anëtarësimit, IPA, çështjet e ndërlidhura me IPA dhe progresin për këtë çështje gjatë vitit 2018.

Ministrja Hoxha tha se stabiliteti makro-ekonomik, emërimi i Komisionarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Deponia e mbeturinave të rrezikshme, Salla e koncerteve dhe Transferimi i inspektorëve komunalë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, janë disa nga parakushtet për fondet e BE-së.

“Mos përmbushja e parakushteve për zbatimin e projekteve mund të rezultojë me anulimin e tyre ose me shtyrjen apo zëvendësimin me projekte të tjera. Anulimi i ndihmës nga BE-ja është e papranueshme andaj duhet që sot t’i ofrojmë përgjigjen e duhura dhe të identifikojmë qartë hapat e radhës për të mundësuar zgjidhjen e këtyre problemeve”, potencoi ajo.

Ministrja, më pastaj, ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve të raportojnë shkurt rreth gjendjes në sektorët e tyre dhe njëkohësisht, të ofrojnë zgjidhjen e sfidave në sektorët e tyre.

Pas debatit dhe shqyrtimit të çështjeve një nga një, u arrit pajtim për hapat e radhës ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve të KE-së.

Ministrja Hoxha tha se Qeveria nuk do të lejojë humbjen e fondeve për shkaqe të paarsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat