Kur Donika Kadaj Bujupi thoshte se Ramushi nga komandant i UÇK-së, në njeri të Veselinoviqit

Aktuale

Kur Donika Kadaj Bujupi thoshte se Ramushi nga komandant i UÇK-së, në njeri të Veselinoviqit

Nga: D.RR Më: 4 prill 2019 Në ora: 13:39
Donika Kadaj Bujupi dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, ka “lundruar” kohët e fundit nëpër parti politike, saktësisht nga AAK-ja në Vetëvendosje, e pastaj rikthimi i saj prapë te AAK-ja.

Kur qeveria Haradinaj mori zyrtarisht mandatin e saj, Donika Kadaj Bujupi ishte pjesë e Vetëvendosjes, e atëherë nuk e la pa thumbuar kryeministrin e sapo zgjedhur në atë kohë, Ramush Haradinajn, përcjellë “Bota sot”.

“Nga Ramushi komandant i UÇK-së, në Ramushin e Veselit, Veselinoviqit, Listës Serbe dhe Vuçiqit. Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradit”, kishte shkruar Donika Kadaj Bujupi më 09 shator 2017./Botasot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat