Bilall Sherifit i “djeg” thirrja e Albin Kurtit për protesta, ja çka i thotë!

Aktuale

Bilall Sherifit i “djeg” thirrja e Albin Kurtit për protesta, ja çka i thotë!

Nga: N.Sh Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:18
Bilall Sherifi dhe Albin Kurti

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ka komentuar thirrjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit për protesta kundër Qeverisë.

Sherifi përmes një shkrimi në facebook, thotë se mjafton të jesh në pushtet dhe Albin Kurti do të të shpallë “hajn”, “kriminel”, “tradhtar” dhe “argat të Serbisë”.

Ja postimi i plotë:

Pushteti dhe hipokrizia e Albin Kurtit!

Mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë “hajn”, “kriminel”, “tradhtar” madje edhe “ARGAT i SERBISË”!

Sapo të “zbresësh” nga pushteti ku ke “vjedhë”, ku “ke tradhtuar interesat e vendit duke bërë Argatin e Serbisë”, ai të vjen në shtëpi dhe të ofron PARTNERITET për të ardhur së bashku në pushtet!

Hipokrizia nuk ka brirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat