Ymeri: VV nuk janë serioz e as të guximshëm për rrëzim të qeverisë

Aktuale

Ymeri: VV nuk janë serioz e as të guximshëm për rrëzim të qeverisë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 15:47
Visar Ymeri

Partia Socialdemokrate nuk po i sheh si serioze paralajmërimet e Lëvizjes Vetëvendosje, për mocionin e mosbesimit për të rrëzuar qeverinë aktuale të Haradinajt, me kërkesën për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Në një konferencë për media, nënkryetari i Partisë SocialDemokrate, Visar Ymeri ka ironizuar me paralajmërimet e kryetarit të tij të dikurshëm, duke thënë se VV ka vetëm fjalë, e jo punë.

Ymeri: VV ka vetëm fjalë e asnjëherë veprim e punë

“ Partia SocialDemokrate ka qenë e para dhe e vetmja që deri tash ka ofruar nënshkrimet e veta për mocion mosbesimi kundër qeverisë nga dy partitë tjera opozitare, e veçanërisht nga VV, kemi parë vetëm fjalë dhe asnjëherë, as veprim e as punë. Pra, më duken absolutisht jo serioz dhe të pa guximshëm që të ndërmarrin një hap të tillë”, ka thënë Ymeri.

Ndryshe,  gjatë ditës së sotme, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, duke kërkuar mobilizim popullor për të çuar vendin në zgjedhje të reja.

Për këtë, ai ka bërë të ditur se ka nisur takimet me qytetarë në gjitha qytetet e Kosovës,  ku pastaj përmes mocionit të mosbesimit në Kuvend të rrëzojnë këtë qeveri dhe ta shkarkojnë presidentin Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat